30 ditë paraburgim për shtetasen e Maqedonisë së Veriut që shtypi një qen, e më pas tentoi të largohej nga Mali i Zi

Gjykata Themelore në Ulqin i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh shtetases 46-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, Sashka Stojanovska, e dyshuar për veprën penale të vrasjes dhe torturimit të kafshëve dhe shkatërrimit të habitatit të tyre.

​Sipas policisë malazeze, më 24 korrik, ajo ka shtypur me dashje me një automjet të llojit “Mercedes” një qen të racës Sharr, ndërsa më pas ka tentuar të largohet nga shteti. Ajo është ndaluar dhe arrestuar në pikën kalimtare kufitare Sukobin – Muriqan.

​Mbrojtja, nga ana tjetër, pretendon se qeni i racës Sharr paraprakisht kishte mbytur qenin e tyre të racës Shi Tzu dhe kishte sulmuar atë dhe vëllanë e saj të aluduar si i minorur, për këtë arsye automjeti ishte përdorur për ta larguar kafshën.