Shqipe Hysenaj ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet verore, ku shfaqet duke kaluar momente relaksi dhe duke shijuar ditët me diell.
Në një prej imazheve, vëmendjen e mori dora e një djaloshi që shihej pranë saj. Fillimisht, ky detaj bëri që shumë ndjekës të aludonin se Shqipja mund të ishte në pushime me të dashurin.
Megjithatë, dyshimet u sqaruan shpejt. Djaloshi që shfaqet në fotografi nuk është partneri i saj, por vëllai i Shqipes, me të cilin po kalon pushimet.
Kështu, një detaj i vogël në fotografi mjaftoi për të nxitur komente në rrjet, por në fund rezultoi se bëhej fjalë për një moment të bukur familjar.




