Shkodran Alili: Lirohet nga burgu Muhamed Sejdini

Shkodran Alili

Të dashur miq e dashamirë, që në çdo moment keni shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë tuaj gjatë plot 92 ditëve,

Sot dua ta ndaj me ju edhe këtë gëzim, ashtu siç kemi ndarë së bashku edhe ditët më të vështira.

Nga sot, Met Braja do të mbrohet në liri.

Populli thotë: “E drejta vonon, por nuk harron.”

Meti besoi në këtë thënie dhe nuk u lëkund as edhe për një çast. Ai nuk u nënshtrua, nuk u thye, por qëndroi stoik, ashtu siç e njohim të gjithë: i motivuar, me dinjitet dhe besnik ndaj bindjeve që ka mbrojtur gjithmonë.

Një falënderim i sinqertë shkon për secilin prej jush që na qëndruat pranë me mbështetje, besim dhe solidaritet. Prania juaj na dha forcë në çdo ditë të kësaj sfide.

Sot është një ditë gëzimi, por edhe një dëshmi se besimi, qëndrueshmëria dhe e drejta, në fund, triumfojnë.

Mirë se vjen në liri, Met!