Kanë mjaftuar vetëm pak minuta stuhi për të lënë pasoja që vazhdojnë të jenë të dukshme edhe dy ditë më vonë. Në rrugë ende hasen pemë të rrëzuara, pothuajse në çdo cep ka degë të thyera dhe mbeturina të shpërndara .
“Kanë kaluar 2 ditë që nga stuhia e fuqishme që goditi Shkupin, por pasojat vazhdojnë të jenë të dukshme. Në rrugë ende ndodhen degë të thyera, pemë të rrëzuara dhe mbeturina që nuk janë larguar, gjë që vështirëson qarkullimin e këmbësorëve”
Qytetarët thonë se presin një ndërhyrje më të shpejtë, pasi rikthimi i gjendjes në normalitet, ende nuk ka përfunduar.
“Dëmet janë shumë të mëdha, sidomos Komuna e Çairit, prej në Bit Pazar e deri në Butel janë shumë të mëdha. Dje kanë dal, i prisnin drunjtë dhe i lëshonin në rrugë. Ndihmë nuk ka aspak”. – Qytetar.
“Jemi këtu pranë “Metro-s”, çfarë ka bërë dëme shiu dhe stuhia, kjo është gjithçka nga Zoti, ne nuk mund ta ndalim fuqinë e Zotit, mirëpo institucionet janë në thirrje nonstop dhe nuk kanë marrë asnjë masë. Ishte kryetari i Komunës së Çairit në vizitë, me këshilltarët, institucionet, faleminderit për atë, mirëpo bëjmë apel në qeveri, ministri tjera, ndërmarrje publike, parqe, gjithçka që munden të marrin masa për këto dëme të jenë më të aftë dhe më të shpejt. Banesës lart i ka rënë komplet çatia, lart ka banorë mos të rrezikojmë më shumë të bëhen dëme. Ju kisha lutur të gjithëve së bashku të bashkohemi dhe t’i rregullojmë këto punë,” tha një qytetar.
Situatë e ngjashme me pemë të rrëzuara që nuk janë larguar akoma paraqitet edhe në Kumanovë dhe në Shtip. /Alsat.mk



