Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO ka bërë të ditur se aleatët e Aleancës kanë shënuar një rritje të paprecedentë të investimeve në mbrojtje, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt ndarjes më të barabartë të barrës së sigurisë kolektive.
Në një njoftim të publikuar në platformën X, Misioni i SHBA-së në NATO tha se investimet e aleatëve janë rritur me më shumë se 20 për qind vetëm gjatë vitit të kaluar, ndërsa shpenzimet e tyre kanë qenë 139 miliardë dollarë më të larta krahasuar me vitin 2025.
Sipas misionit amerikan, kjo rritje historike e investimeve po ndihmon në rikthimin e një balanci më të madh brenda Aleancës, duke ulur njëkohësisht barrën financiare që ka mbajtur Shtetet e Bashkuara.
“Investimet e aleatëve të NATO-s u rritën me më shumë se 20% vetëm gjatë vitit të kaluar, me aleatët që shpenzuan 139 miliardë dollarë më shumë se në vitin 2025. Kjo rritje historike e investimeve po rikthen barazinë brenda Aleancës dhe po e zvogëlon barrën mbi Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Misionit të SHBA-së në NATO.


