Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickovski iu bëri thirrje qytetarëve që janë goditur nga moti i lig, t’i paraqesin dëmet në komisionet komunale.
Komisionet komunale do të bëjnë vlerësimin dhe më pas do t’ia paraqesin ato Komitetit të Vlerësimit të Dëmeve pranë Qeverisë, i cili do të ndërhyjë në përputhje me ligjin dhe do t’i kompensojë ata, njofton gazeta “Lajm” dhe “Lajm tv”.
Qeveria do t’i kompensojë qytetarët që kanë pësuar dëme nga stuhia në Shkup, tha sot në Kavadarci kryeministri Hristijan Mickoski, duke u bërë thirrje të gjithë atyre që kanë pësuar dëme ta raportojnë atë në komisionet përkatëse komunale.
– Sa i përket kompensimit të qytetarëve që janë goditur nga stuhia që ndodhi, mund të them vetëm se komunat dhe institucionet në varësi të komunave po formojnë komisione. Qytetarët që kanë pësuar dëme duhet ta raportojnë atë dëm në komisione. Ata do të bëjnë një vlerësim dhe më pas do ta paraqesin atë në Komitetin e Vlerësimit të Dëmeve pranë Qeverisë, dhe ne, në përputhje me ligjin dhe praktikën, do të ndërhyjmë dhe do t’i kompensojmë ata qytetarë që raportojnë dëme – tha kryeministri Hristijan Mickovski.
Lajme Qytetarët që u goditën nga moti i ligë do të kompensohen, zotohet...



