Çfarë “e madhe” po vjen? Çka po paralajmëron drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elez

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të shkurtër, por mjaft intrigues: “Diçka e madhe po vjen…”, duke nxitur interesim të madh në opinion.

Sipas burimeve të Tetova1, bëhet fjalë për realizimin e 119 vendimeve të punësimit në Spitalin Klinik të Tetovës, një zhvillim që pritet të përforcojë kapacitetet e institucionit shëndetësor dhe të përmirësojë funksionimin e shërbimeve për qytetarët.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar me detaje për strukturën e vendeve të punës apo afatet e realizimit, ndërsa pritet që drejtoria e spitalit të dalë së shpejti me më shumë informacione./tetova1