Me shkas – “Shqiponjën” e vrau po e njëjta dorë, që e vrau Harun Aliun, Isa Likën…

(shkrim i para 3 vitesh I shkruar nga Fejzi Hajdari, kushtuar komandant Shqiponjës)
Shqiponjën e vrau, po e njëjta dorë…
ajo që e kishte vrarë Harun Aliun, Isa Likën…
…Shqiponjën, që sodiste gjithçka nga lartë
Nuk u deshtë shumë kohë për ta realizuar edhe këtë akt tradhtie, të trishtë, e të kobshëm
…tanimë ia kishin marrë dorën…
E kishin shndërruar edhe në “biznes”, e pazar…
Misionin e tyre të kahmotshëm…
“Shqiponja”, Haruni e Isa Lika (“3 Shqiponja e UÇK-së”), ua prishnin hesapet, pazaret dhe lojerat e felliqura ne deme te shqiptareve
Sa herë që vinte afati i premtuar për realizimin e një të drejte kombëtare
Këta, në tavolinë me ‘ata’, për të cilët thoshin se i kanë “armiqë”, bënin pazare dhe merreshin vesh, sa hapë e mbyll sytë
Qoftë për gjuhën, qoftë për identitetin, qoftë për statusin e ushtarëve të UÇK-së, qoftë për familjet e dëshmorëve,
…për rastet e montuara ndaj shqiptarëve,
Pothuajse për gjithçka që kishte parashenjën “Kombëtare”
Lakmisë së tyre të shfrenuar për lekë, biznes e pazare me të drejtat e shqiptarëve
Hovin ia ndalnin pikërisht komandantët “e rebeluar”
Të cilët nuk ishin të gatshëm të lëshonin pe, asnjë milimetër
Prandaj, duke qenë të tillë: dinjitozë, vigjilentë, të pakompromisë dhe sakrifikues e flijuse, sa i përket interesave vitale kombëtare
U bënë pengesë dhe kafshatë e pakapërdishme për pazarxhinjtë e interesit kombëtarë shqiptarë
Pikërisht vendosmëria dhe qëndresa e tyre, “misionarët e së keqes” i solli para vendimit:
“Shqiponjat” të “hiqen” nga faqja e dheut!
“Arsyetimi”: po e minojnë misionin: pazarin e lojerat e pista ne deme te shqiptareve!
Mu për këtë i likuiduan fizikisht
Por, i bënë prore TË GJALLË, në rrugën, në vizionin dhe shpirtin e brezave që po vijnë
Askush nuk kishte arritur t’i mposhtë në alltarin e lirisë, në frontet e përgjakshme, ne betejat e lavdishme…
Por dora e padukshme e misionarëve të së keqes shqiptare, arriti në pabesi t’i vrasë fizikisht
…shqiponjat fluturojnë lartë e lartë në qiell, prandaj përpjekjet për t’i vrarë, janë të kota..
Shqiponjat nuk vriten!
Ato, rrojnë, dhe do të rrojnë sa të jetë jeta!
Me përulje, lavdi veprës e jetës!