Ka filluar zbatimi i rregullores së re ligjore për ngasjen e trotinetëve e bashkë me të, edhe gjobat që parasheh Rregullorja në fjalë. Për ngasjen e trotinetit në vende ku nuk është e lejuar sipas organeve komtetente për trafik, parashihet gjobë 80 euro, kurse për mosmbajtjen e helmetës (kacigës), gjoba është 50 euro. Policia ka filluar zbatimin e rregullave të reja për vozitjen e trotinetëve, dhe deri më tani ka ekzekutuar gjithsej 12 gjoba për kundërvajtje të ndryshme. Dispozitat e reja të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor hynë në fuqi më 14 korrik, duke futur rregulla më të rrepta për personat që ngasin trotinetë. Gjoba më e lartë e vendosur është 100 euro dhe vlen për një person që përdori një telefon cellular, gjatë vozitjes së trotinetit. Tre persona u gjobitën me nga 50 euro secili për ngasje pa helmetë mbrojtëse. Numri më i madh i sanksioneve, nëntë gjithsej, u vendosën për ngasjen e skuterëve elektrikë në sipërfaqe ku kjo nuk lejohet. Gjoba për këtë kundërvajtje është 80 euro.
Lajme 100 euro gjobiteni nëse vozisni trotinet duke fol me celular



