Mexhiti aktivizon Shtabin e Emergjencës pas stuhisë: Ekipet janë në terren dhe në gatishmëri të plotë

Pas stuhisë së fuqishme që goditi sot Shkupin dhe rajonin, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se është mbajtur mbledhja e Shtabit të Emergjencës për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar veprimet e institucioneve komunale.

Mexhiti bëri të ditur se ekipet e komunës kanë qenë të angazhuara në terren gjatë gjithë kohës dhe vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje të qytetarëve.

“Pas stuhisë së fuqishme që goditi sot Shkupin dhe rajonin, zhvilluam mbledhjen e Shtabit të Emergjencës të Komunës së Çairit për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar veprimet e mëtejshme. Ekipet tona kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës dhe vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje të qytetarëve”, deklaroi ai.

Kryetari i Çairit theksoi se edhe personalisht ka dalë në terren së bashku me ekipet kompetente për të parë nga afër gjendjen dhe për të koordinuar ndërhyrjet në zonat ku ka nevojë.