Rrahje mes dy grupeve në Shuto Orizare

Katër persona janë përfshirë në një përleshje fizike pas një grindjeje verbale të mëparshme në zonën e Shuto Orizarit.

Sipas informacioneve nga MPB, më 21 korrik 2026 në orën 00:20 te Seksioni i Brendshëm i Shkupit është bërë kallëzim se është çrregulluar rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike mes S.S. (56 vjeç) dhe A.S. (56 vjeç) nga njëra anë, dhe S.S. (45 vjeç) dhe E.S. (41 vjeç) nga ana tjetër – të gjithë nga Shkupi.

Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës ndaj personave të përfshirë.