Edhe Greqia ofron shtetësi greke për shtetasit maqedonas me origjinë greke

Ambasada Greke shpjegon rrjedhën e procedures.
“Greqia ka nevojë për ju. Forconi lidhjen tuaj me atdheun tuaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Greqisë në Shkup.
Greqia ka nisur një fushatë publike që synon qytetarët maqedonas me origjinë greke që mund të plotësojnë kushtet për marrjen e shtetësisë greke.
“Greqia ka nevojë për ju. Forconi lidhjen tuaj me atdheun tuaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Greqisë në Shkup, përcjell “plusinfo.mk”.
Njoftimi tregon se qytetarët mund të gjejnë informacion mbi kushtet, dokumentacionin e kërkuar dhe hapat bazë për të aplikuar për shtetësi greke bazuar në origjinë, përmes një prindi ose gjyshi me origjinë greke.
Procedura fillon në konsullatën greke kompetente për vendin e banimit, ku të interesuarit mund të marrin udhëzime dhe informacione shtesë për secilën fazë të procesit.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve maqedonas të informohen dhe të kontrollojnë nëse plotësojnë kërkesat ligjore për marrjen e shtetësisë greke, dhe gjithashtu i referohet burimeve zyrtare me informacione shtesë rreth procedurës.