Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka qenë së fundmi e ftuar në ‘Top Arena’, ku ka ndarë detaje nga jeta personale dhe marrëdhënia me Klodian Mihajn.
Ajo pranoi zyrtarisht lidhjen me Klodin, derisa nuk nguroi të ngacmonte Brikenën për marrëdhënien e saj me Mateon.
Elijona u shpreh krenare dhe falënderuese për raportin që ka krijuar dhe për lumturinë që po përjeton.
Pjesë nga biseda në studio:
Brikena: Shoh që në dorë ke një unazë. A është ajo një ‘promise ring’?
Eljona: Kjo në dorë është një promise ring, po e jotja ku është, Briki?
Brikena: Unë kam parë edhe një puthje mes teje dhe Klodit. A është e vërtetë që jeni në një lidhje?
Eljona: Ku e ke parë atë puthje, moj Briki?
Brikena: Në rrjet.
Eljona: Po unë dhe Klodi jemi në lidhje, por unë dua që gjërat e mia t’i kem private. Jam shumë krenare për lidhjen, por gjërat më të bukura nuk bën t’i flasësh gjithmonë. Diçka që më pëlqen shumë te Klodi është që më mbështet shumë. Jam falënderuese, se është e rrallë të gjesh meshkuj të tillë. Një gjë që nuk më pëlqen është që bën drama. Unë mendoj që Klodi është më xheloz se unë, por të dy jemi xhelozë të bukur dhe të ëmbël.



