Lidhur me emërtimin e rrugëve ka reaguar edhe shkrimtari e gazetari nga Tetova zoti Ismail Arsllani, i cili ka apeluar per kujdes të veçantë gjatë emërtimit të rrugëve në Tetovë. Ja postimi i zotit Arsllani:
“Tetovarë, kujdes me listën e emërtimit të rrugëve:
1. Sheh Mustafë Tetova, nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878, për një Shqipëri të pavarur me katër Vilajete;
2. Mehmet Pashë Deralla, tetovar, ministri i parë i Luftës më 1912 në Qeverinë e Ismail Qemalit…, pastaj të tjerët…!”
*Status facebook’u i Ismail Arsllanit, gazetar dhe publicist (shkrimtar)





