Kërkimet me dronë çuan te vetura e aksidentuar ku u gjetën pa shenja jete tre familjarët

Tre kosovarë e kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Maqedoninë e Veriut.

Për ngjarjen e cila e tronditi vendin, u fol edhe sot në emisionin Kosova Today, ku gazetari Adi Qaili, zbuloi detaje të panjohura deri më tani.

Ai në Klan Kosova deklaroi se për lokalizimin e veturës me të cilin po udhëtonin tani të ndjerët, u përdorën edhe dronët.

“Policia ka marrë sinjalin një ditë më pas kur janë raportuar të zhdukur tre shtetas të Kosovës dhe ka filluar menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. Fillimisht duke i shikuar kamerat e Safe Cityt për të parë itinerarin e lëvizjes së automjetit nga Aeroporti i Shkupit drejt Bllacës dhe me të konstatuar se automjeti nuk ka kaluar vendkalimin kufitar të Bllacës kanë filluar kërkim-shpëtimin nga ajri po edhe nga toka dhe kështu është lokalizuar vetura ku fatkeqësisht brenda saj kanë qenë trupat e tre shtetasve të Kosovës”, u shpreh Qaili në Klan Kosova.