Gjyqtari slloven Slavko Vincic është emëruar si gjyqtari kryesor i finales së Kupës së Botës midis Spanjës dhe Argjentinës.
Ai u informua nga presidenti i komitetit të arbitrimit të FIFA-s, Pierluigi Collina, dhe slloveni 46-vjeçar nuk mundi t’i fshihte emocionet e tij pasi mësoi për vendimin që përfaqëson kulmin e karrierës së tij.
Finalja do të luhet në stadiumin MetLife në New York të dielën nga ora 21:00, dhe Vincic do të asistohet nga Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic.
Reagimi emocional i gjyqtarit slloven kur e mori lajmin se do ta gjykonte finalen e Kupës së Botës
Përveç nderit sportiv, arbitrimi i finales sjell edhe kompensim të konsiderueshëm financiar. Sipas gazetës sllovene Delo, gjyqtari kryesor i finales duhet të fitojë rreth 60,000 dollarë (52,500 euro) për atë ndeshje.
Vlerësohet se fitimet totale të Vincic për të gjithë turneun mund të arrijnë rreth 140 mijë dollarë (120 mijë euro), megjithëse shuma përfundimtare varet nga bonuset dhe llogaritjet e FIFA-s.



