Finalja e Kupës së Botës , e cila do të zhvillohet në East Rutherford, New Jersey, midis Spanjës dhe Argjentinës të dielën (19 korrik) ora 21:00, po i lëkund bankat dhe xhepat.
Ndeshja që do të vendosë kampionin e botës ka thyer një rekord të madh, disa ditë para fillimit. Përpara betejës së Messit me Yamalin për trofeun.
Finalja e Kupës së Botës do të jetë bileta më e shtrenjtë për një ngjarje sportive të mbajtur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.
Çmimi mesatar i biletës është 11,327 dollarë. Bileta më e lirë është 7,451 dollarë.
Biletat më të shtrenjta shiten në rreshtin 21, në seksionin 115A.



