Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar ditur se është takuar në Uashington me homologun e tij serb, Marko Gjuriq.
Përmes një postimi në X, Hoxha tha se gjatë bisedës, ia ka përmendur edhe deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik të Kosovës.
“Rikonfirmova qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë lidhur me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi nga një anëtare e Qeverisë së Serbisë, duke theksuar nevojën për të refuzuar pa asnjë mëdyshje retorikën që nxit tensione, cenon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe me vlerat Evropiane”, shkroi Hoxha në X.
Ai tha se “pikërisht këtë përfaqëson diplomacia: zhvillimin e një dialogu të hapur, ballafaqimin sy më sy, përballjen me realitetin dhe trajtimin me përgjegjësi të dallimeve”.
Ditë më parë, ministrja e qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq, tha se po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1999, do ta spastronte etnikisht Kosovën. /Klankosova.tv



