Protesta e dytë e BDI-së për emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë nuk ishte protestë e qytetarëve, por një manifestim i frikës së një partie që po e sheh se po i mbaron koha politike.
Për më shumë se dy dekada, BDI kishte në dorë pushtetin lokal dhe qendror. Sot në vend që të kërkojë falje për premtimet e pambajtura dhe problemet që i la pas, del në rrugë duke u përpjekur të paraqitet si viktimë.
Qytetarët nuk harrojnë se kush qeverisi me Tetovën për vite me radhë.
Pretendimet për kinse pengimin e protestës janë edhe një përpjekje për të mbuluar realitetin; BDI nuk arrin më të mobilizojë qytetarët si dikur dhe kërkon alibi për dështimin e saj politik.
BDI duhet ta kuptojë se Tetova nuk është pronë e askujt. Koha kur kjo parti besonte se mund të fliste në emër të të gjithë shqiptarëve ka përfunduar. Qytetarët kanë zgjedhur ndryshimin dhe nuk do të kthehen pas.
Sa më shumë që BDI organizon protesta për të shpëtuar veten, aq më shumë dëshmon se nuk ka më as vizion, as besueshmëri dhe as përgjigje për dështimet e saj.
VLEN mbetet e përkushtuar që çështja e emrave të rrugëve në Tetovë të zgjidhet në mënyrë ligjore, institucionale dhe në interes të qytetarëve.
Koha e manipulimeve ka përfunduar. Tetova meriton punë, përgjegjësi dhe rezultate, jo panik politik.
Lajme VLEN: BDI protestoi për privilegjet e humbura, jo për Tetovën



