“Bring them home”, shfaqen grafite në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Gazetari Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se në Prishtinë janë shfaqur mesazhe mbështetëse për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Grafitet dhe mesazhet me moton “Bring them home” (Ktheni në shtëpi) duket se kanë për qëllim të shprehin kërkesën për kthimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit në Kosovë, raporton Klankosova.tv.

Kujtojmë se shqiptimi i aktgjykimit do të bëhet me 16 shtator në ora 10:00, që do të jetë dita vendimtare pasi shtyrjeve të mëparshme të datës së vendimit.

Deri atëherë, ish-krerët e UÇK-së do t’i kenë kaluar 2141 ditë në paraburgim në pritje të vendimit të Gjykatës Speciale.