Mit’hat Emini, një emër që nuk duhet harruar

Florian NESIMI

Mit’hat Emini mbetet ndër personalitetet e rralla ku gërshetohet intelektualizmi me patriotizmin. Në fillet e para të pluralizmit, si jurist që ishte, ai hartoi programin politik të PPD-së dhe u emërua sekretar gjeneral i partisë së parë shqiptare. Nevzat Halili ishte në krye të PPD-së, por personi që nga mbrapa udhëhiqte gjithçka ishte Mit’hat Emini. Nëse Halili ishte koka, atëherë padyshim që qafa ishte Emini.
Elitat politike maqedonase të asaj kohe, duke e ditur potencialin e madh intelektual të Mit’hat Eminit, filluan t’a luftojnë dhe diskreditojnë në mënyra të ndryshme. Kështu ai në vitin 1993 u burgos për kinse armatimin e shqiptarëve të Maqedonisë, në atë që njihet si afera e armëve…
…Në vitin 1979, kur u themelua KF Shkëndija, themeluesit angazhojnë një avokat që të regjistrojë klubin në Regjistrin Qendror. E kur shkon avokati atje, e sheh që Mit’hat Emini shumë vite më parë ka themeluar subjektin juridik Klubet Sportive Shkëndija.
Themeluesit e kontaktojnë Mit’hat Eminin, e ai iu përgjigjet se atë veprim e ka bërë me mjetet e veta financiare, pa ndonjë interes personal, me qëllim që themeluesve t’ua lehtësojë procedurat juridike.
Ai ishte jurist i veçantë, intelektual i rrallë, patriot që e donte vendin e tij. U angazhua për një të ardhme më të mirë politike dhe u largua nga kjo botë pa arritur të krijojë ndonjë pasuri materiale.