Eurodeputetja franceze Emma Fourreau vjen në Shqipëri: Shqiptarët janë ngritur kundër korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës

Eurodeputetja franceze Emma Fourreau ka njoftuar se do të udhëtojë drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestave të njohura si “Revolucioni i Flamingove Rozë”.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet se prej më shumë se një muaji shqiptarët janë ngritur kundër projektit të Zvërnecit, ndërsa akuzon edhe “korrupsionin e qeverisë socialiste të Edi Ramës”.

Fourreau bën thirrje për t’i dhënë fund grabitjes së tokave dhe pasurive, duke shprehur mbështetje për qytetarët shqiptarë që protestojnë.

“Po nisem për në Shqipëri për të mbështetur Revolucionin e Flamingove Rozë!

Prej më shumë se një muaji, populli shqiptar është ngritur kundër projektit ekocidal të financuar nga familja Trump dhe kundër korrupsionit të qeverisë socialiste të Edi Ramës.
Ndal grabitjes së tokave dhe pasurive, mbështetje për shqiptarët që janë në luftë!”- shkruan eurodeputetja franceze.

emma fourreau