Struga pa strehimore për qentë endacakë! Përplasje mes komunës dhe këshilltarëve

Struga mbeti pas strehimore për qentë endacak, pasi Këshilli komunal dështoi në zgjidhjen e këtij problemi. Në Këshill ishte vendosur pika për votimin e koncesionit për stacionar për qentë endacakë, e cila për dy seanca radhazi nuk u votua. Kryetari i Komunës për këtë ua hedh fajin këshilltarëve të AKI-së dhe listës se pavarur të Merkos.

“Në Këshillin e Strugës nuk u votua pika e rendit të ditës për stacionin e qenve endacak. Për fat të keq u dëshmua edhe në mënyrë transparente edhe koalicioni i fshehtë që sot u pa edhe haptas një koalicion në mes të AKI dhe listës së pavarur Merko të cilët nuk votuan një pik shumë të rëndësishme për qentë endacak që qytetaret e Strugës e kanë pritur moti. Nga sot dihet adresa e saktë për çdo kafshim të një fëmije një gruaje apo një të moshuari dihet adresa”, tha Mendi Qyra.

Nga ana tjetër këshilltarët e BDI, gabimin e adresojnë tek kryetari i Komunës dhe VMRO-DPMNE-ja pasi sipas tyre në studimin e fezibilitetit janë vërejtur një mal me parregullsi, të cilat sipas tyre, i ka vërejtur edhe kryetari Qyra.

“Fatkeqësisht asnjë përfaqësues nga komuna asnjë përfaqësues nga kompania që ka realizuar studimin në atë seancë nuk ishin prezent dhe nuk u përgjigjën ne asnjë pyetje të këshilltarëve dhe si e tillë kjo pikë nuk kaloi. E njëjta pikë u tentua që të kalohet në seancën e jashtëzakonshme klandestine të thirrur nga kryetari i këshillit komunal por në diskutim e sipër gjatë diskutimit të fezibilitetit këshilli nuk. Kishte kohë që këtë studim të ndryshuar nga studimi paraprak ta shqyrtojnë në mënyrën të duhur në diskutim e sipër u vërejtën një sërë gabimesh serioze”, tha Faton Pollozhani.

Kujtojmë se Struga prej vitesh përballet me problemin e qenve endacakë, të cilët përbëjnë kërcënim serioz për qytetarët, sidomos gjatë verës kur qyteti është i stërmbushur me turistë./TV21