Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Aurora Rrusta, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta uruar partnerin e saj, Kushtrim Kelani, në ditëlindjen e tij.
Përmes një postimi në InstaStory, Aurora publikoi një fotografi romantike ku shfaqet pranë Kushtrimit, teksa të dy duken të lumtur duke shijuar një moment së bashku në perëndim të diellit.
Krahas imazhit, ajo i kushtoi një mesazh të ndjerë partnerit të saj, me të cilën është prej disa muajsh.
“Kur gjen një dashuri të papritur, ruaje. Gëzuar ditëlindjen personit tim të preferuar”, tha ajo.
Çifti u njoh gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 4, ndërsa lidhjen e tyre e njoftuan pas përfundimit të formatit.
Që atëherë, ata kanë ndarë me ndjekësit momente të shumta nga përditshmëria e tyre, duke mos i kursyer dedikimet romantike në rrjetet sociale.
Sido që të jetë, të njëjtit tani janë në çdo moment bashkë, edhe në projektet e tyre profesionale.




