Vajza me tatuazhe të spikatura dhunojnë barbarisht një shoqe të tyre. Dalin emrat, identifikimet dhe “justifikimi” i ri
Njëra prej tyre me tatuazh të qartë AK-47 në dorë, së bashku me shoqet, e kanë kthyer një banesë në skenë torture. Goditje pa mëshirë me grushte e shuplaka, tërheqje për flokësh në drejtime të kundërta dhe poshtërim sistematik, ndërsa të tjerat filmojnë me qetësi të plotë pa bërë asnjë lëvizje për të ndaluar aktin.
Sipas postimeve dhe story-ve që po shpërndahen me shpejtësi në Instagram, vajzat e identifikuara janë Nela Lamaj nga Fieri, së bashku me Klea dhe Marinza, të njohura si “3 muskujetjeret nga Fieri”. Fotot që qarkullojnë tregojnë vajza të reja me flokë të gjatë, tatuazhe të spikatura dhe poza tipike, të cilat duket se janë shenjat e para të një shtyrjeje drejt sjelljeve sociopate.
Gazetarja Jonida Mukja (nga Piranjat / Padorashka) ka dalë me deklaratë: ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë. Sipas saj, vajzat kanë probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht po trajtohen në qendrat spitalore përkatëse. Policia e Fierit ka nisur procedimet, por njëra prej tyre është shpallur ende në kërkim.
Por kjo deklaratë ka hapur një debat të madh. Si mund të pranohet që një dhunë kaq brutale, e filmuar dhe e shpërndarë me qëllim poshtërimi, të justifikohet kaq lehtë me “probleme mendore”? Viktima u godit pa mëshirë, u tërhoq zvarrë dhe u degradua publikisht, ndërsa askush nuk ndërhyri. Shumë e shohin këtë si një justifikim shumë të përshtatshëm për të shmangur përgjegjësinë reale.
Ku ishin prindërit?
Përtej vajzave, përgjegjësia bie rëndë mbi prindërit. Ku ishte kontrolli familjar, edukimi dhe vlerat elementare? Një akt i tillë nuk lind brenda një dite, ai është pasqyrë e një edukimi të dështuar në shtëpi. Prindërit nuk mund të largohen nga përgjegjësia kur fëmijët e tyre kryejnë dhunë kaq të rëndë pa asnjë frenim moral.
Ky rast zbulon një plagë të thellë në shoqërinë tonë: rritjen e agresionit mes të rinjve, dështimin e familjes dhe prirjen për të gjetur justifikime të shpejta në vend të drejtësisë. Trajtimi mendor është i domosdoshëm, por ai nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë ligjore kur dhuna është aq e egër.
JOQ Albania i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve: mbroni viktimën, verifikoni rrethanat pa kompromis dhe mos lejoni që raste të tilla të mbyllen nën pretekste të lehta. Shoqëria jonë nuk mund të tolerojë më normalizimin e dhunës.
https://www.facebook.com/share/r/1Lt2ePPxVr/



