Policia e Maqedonisë së Veriut mori pjesë ne aksionin operativ Global Chain, aksion policor i udhëhequr nga Austria, ku morën pjesë gjithsej 59 shtete, ku morën pjesë edhe Europoli, Fronteksi, Interpoli dhe Ameripoli, transmeton Portalb.mk.
Në gjithë vendet pjesëmarrëse janë kryer 1 024 arrestime, ndërkohë u identifikuan 2 070 viktima.
Në këtë aksion policor, që u zhvillua prej 8 e deri më 13 qershor, në Maqedoninë e Veriut janë zbuluar tri vepra penal dhe 49 kundërvajtje rreth tregtisë me njerëz, fëmijë dhe emigrantë, ashtu që 42 kundërvajtje ishin kryer nga shtetas të huaj dhe shtatë nga ato të RMV-së.
“U identifikua gjithashtu një rast i birësimit të paligjshëm dhe u nis një hetim në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore përmes lypjes së detyruar”, raportoi Policia, duke sqaruar se një nga kundërvajtjet është edhe mashtrimi në arsyen e qëndrimit në vend.



