Në politikë është me rëndësi se kurrë dhe si ,,ëndërrimtari rrëfen ëndrrën,, !

KOHA jo vetëm se është por edhe ka qenë që moti për Kryeministër shqiptar.dhe kjo nuk është ËNDËRR, por E DREJTË legjitime dhe politike e sovranitetit shqiptar.. Edhe përkundër frymës metaforike, e drejta nuk mund të fitohet duke filluar nga ëndrra, por duke strukturuar sitem jurdiko-poltik dhe politika publike përkatëse në vendë.
Zatën, kjo ,,ËNDËRR,, është e kahmotshme e thënë dhe e shkruar shumë më parë, por për shumë arsye ka mbetur ,,zhgëndër,,.
Pra, ndaçi si ide, ndaçi si e drejtë apo si ëndërr, ,,KRYEMINISTËR I PARË SHQIPTAR,, në asnjë mënyrë nuk mund të jetë kontestuese.
Po KONTESTUESE mund të jetë steretipizimi dhe diskursi pompoz por pa përmbajtje i z. Ali Ahmeti, sot drejtuar anëtarisësë dhe opinionit më të gjërë.Thjesht z. Ahmeti vetëm vuri në dijeni se kjo është vetëm një ,,ëndërr,, se nuk është ide e Bdi-së dhe se është mbi partiake.
Dhe krejt ky kamuflim në opinion shpërfaqi dilemën se z. Ahmeti, këtë ËNDËRR e ka parë SY ÇELË apo në GJUMË . Sepse është shum me rëndësi se kurrë dhe si ëndërrimtarri rëfen ëndrrën !
(q/a)