Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “LINA” ka reaguar ndaj një grupi gjuetarësh të cilët kanë publikusr fotografi me gjahun e tyre duke e shpallur atë si një trofe.
“Trofe i mrekullueshëm i gjuajtur në Bukoviq!
Këtë herë fati i buzëqeshi gjuetarit Goran Tasevski nga Kumanova, i cili e realizoi me sukses gjuetinë e tij dhe fitoi një trofe të mrekullueshëm.
Urime Goranit për gjuetinë e suksesshme, si dhe udhërrëfyesve Bobi dhe Goce për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.”, kanë shkruar gjuetarët.

Në reagimin e tyre në faqen e shoqatës, “LINA” ka shkruar:
TROFE PËR VRASJEN E NJË KAFSHE TË PAFAJSHME!!!
Le t’ju zbukurojë kjo fotografi fytyrat, krenarë për një VRASJE – SADIZËM.



