Zvicra mposht Algjerinë dhe siguron kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës

Zvicra ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës FIFA, pasi mposhti me rezultat 2-0 Algjerinë në ndeshjen e zhvilluar në Vankuver të Kanadasë, transmeton albinfo.ch.

Breel Embolo zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10-të, duke i dhënë epërsinë helvetikëve, ndërsa Dan Ndoye dyfishoi shifrat vetëm një minutë pas nisjes së pjesës së dytë, duke vulosur fitoren e Zvicrës.

Me këtë sukses, Zvicra e mbylli fazën e grupeve pa asnjë humbje, me dy fitore dhe një barazim, duke përfunduar në vendin e parë në Grupin B.

Në fazën e 1/8 së finales, përfaqësuesja zvicerane do të përballet të martën në Vankuver me fituesen e duelit mes Kolumbisë dhe Ganës, me synimin për të siguruar një vend në çerekfinale për herë të katërt në historinë e saj./Albinfo.ch.