Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabile me shira dhe bubullima lokale të rastësishme.
Do të ketë procese më intensive me shira më të bollshëm të rrëmbyeshëm (mbi 15 l/m²), bubullima, erëra të forta (mbi 60 km/orë) dhe paraqitje të stuhive afatshkurtra me breshër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 11 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 27 deri në 35 gradë.
Në Shkup, vranësira të ndryshueshme dhe jostabile me shira të rastësishëm, bubullima dhe erëra të forta. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtra me shira më të bollshëm të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të bjerë në 17, ndërsa maksimale do të arrijë 32 gradë.
Të premten do të mbetet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabile me shira dhe bubullima të rastësishme.
Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira më të bollshëm të rrëmbyeshëm (mbi 15 l/m²), shkarkime elektrike, erëra të forta (mbi 60 km/orë) dhe breshër.
Pas kësaj do të vijë një periudhë moti stabil dhe me diell. Të shtunën do të fryjë erë e mesme deri e fortë veriore.



