Sot (30.06.2026), në ora 11:45, në autostradën Kumanovë-Shkup, konkretisht te nyja (kllučka) e Rafinerisë, nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë Mobile për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për punë komunikacioni në MPB, është privuar nga liria drejtuesi i një automjeti të pasagjerëve “Opel” me targa të Kumanovës, për shkak të dyshimit të bazuar se e ka drejtuar automjetin me patentë shoferi kroate të falsifikuar.
Ndaj drejtuesit K.A. (21) nga Kumanova janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e paraparë ligjor sipas nenit 378 të Kodit Penal.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në të gjithë territorin e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion.
Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, me çka së bashku do të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
Maqedoni Arrestohet 21-vjeçari nga Kumanova: U kap duke drejtuar makinën me patentë kroate...





