Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimet për 6 përqind te produktet industriale. Krahasuar me muajin paraprak, rritja është 1.2 përqind, transmeton Portalb.mk.
“Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin maj të vitit 2026 janë zmadhuar për: 1.2% krahasuar me muajin paraprak dhe 6.0% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritje më e madhe u regjistrua te sektori i minierave dhe gurorëve për 23.2 përqind, ndërsa në sektorin e furnizimit me energji elektrike kemi rritje për 10.7 përqind.





