Kuvendi sot, në kuadër të seancës së 109-të, miratoi vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit së afat për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, ndërsa Hristina Sofronijoska u zgjodh për zëvendëssekretare të përgjithshme të shtëpisë Ligjvënëse, raporton MIA.
Ligji për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese u miratua me 60 vota “për” dhe 20 “kundër”.
Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankulovski, theksoi se ndryshimet e propozuara në ligj janë shqyrtuar me kujdes nga ana e Ministrisë së Financave, dhe gjithashtu theksoi se çfarë përmban ligji.
“Së pari, zhvendosja e këtyre ambienteve për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese nga shkollat fillore dhe të mesme. Ajo që aktualisht e konsiderojmë të zbatueshme dhe që do të japë rezultate për zhvendosjen e tyre nga shkollat është distanca prej 500 metrash, rruga më e sigurt e objektit nga shkolla fillore ose e mesme. Për tutje, reklamat janë të kufizuara ndjeshëm. Nuk do të ketë reklama të ndriçuara. Do të hiqen dhe të rinjtë nuk do të ekspozohen ndaj atij, do të thoja, marketingu agresiv të cilin të gjithë po e dëshmojmë vazhdimisht, që po ndodh para syve tanë”, tha zëvendësministri i Financave.
Shtoi se e vetmja që do të lejohet është një reklamë me përmasa 100 centimetra me 30 centimetra, e cila do të shfaqet në vetë objektin dhe ku do të shfaqet vetëm emri i kompanisë pa ndonjë slogan apo moto e cila do të sugjerojë një sukses të caktuar financiar ose një rrugë drejt suksesit personal nëse dikush hyn në atë objekt.
“Për tutje, gjithashtu po futet edhe lidhja e detyrueshme GPS, gjegjësisht informacion të cilin do ta marrë Drejtoria e të Ardhurave Publike nga vetë makinat VLT, pajisjet e kështu me radhë, kazinotë, dhe do të ketë informacion më të detajuar rreth asaj që po ndodh në këtë industri. Gjithashtu do të jetë shumë më e lehtë të dihet me digjitalizimin se cilat objekte janë të licencuara dhe cilat jo”, tha Jankullovski.
Po kryhet edhe koordinim me Komitetin e Këshillit të Evropës për parandalimin e terrorizmit dhe larjen e parave, Moneyval.
Jankullovski tha se nëse zbulohen anomali në zbatimin e ligjit, do të qasen ndryshime drejt tyre.
Amar Mecinoviq nga E Majta tha se nuk do të votojnë për ligjin sepse amendamentet e tyre nuk u pranuan. Ata, siç tha ai, kërkuan kufizime në reklamimin e kazinove, përfshirë në rrjetet sociale, si dhe një kufizim në promovimin e lojërave të fatit.
Për Ligjin, i cili u miratua me procedurë të rregullt, u debatua edhe nga deputetë të tjerë të cilët besojnë se zgjidhja ligjore e propozuar duhet të përmirësohet.
Më herët, deputetët përcaktuan nevojën për të miratuar një Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për testimin dhe etiketimin, gjegjësisht shënimin e armëve të zjarrit dhe municionit. Propozim-ligjin për Ndërmarrjet publike dhe shoqëritë tregtare në pronësi ose me pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë pjesë e ligjeve që lidhen me Agjendën reformuese.
Pasditen (ora 16:15) Kuvendi do të mbajë një seancë tjetër të re, në të cilën në rend të ditës do të përfshihen ndryshimet në Kodin zgjedhor, të propozuara nga deputetët.
Janë caktuar edhe vazhdimi i katër seancave të tjera.



