Këshilltari komunal nga radhet e VLEN ne kuvendin komunal te Kumanoves ka paralajmeruar ne facebook, fillimin e nje projekti infrastrukturor qe, sipas tij, “ishte pjese ese e premtimeve parazgjedhore”:
“Të nderuar qytetarë edhe një premtim parazgjedhor sot filloi të realizohet. Është rruga “Industriska”, e cila ishte tepër e dëmtuar dhe nuk kishte fatin për shumë e shumë vite të renovohet. Kjo rrugë pos që i lidhë Komunën e Likovës me Çerkezin, dhe pjesën ma të madhe të qytetit , në brendësi ka shumë ndërmarrje tregtare , cilat dukshëm e kishin të vështirësuar veprimtarinë e tyre.
Me asfaltimin e tërësishëm të kësaj rruge urojmë që gjitha problemet shumëvjeçare të qytetarëve dhe biznesit në lidhje me këtë rrugë të mbeten të harruara!”
*Skender Osmani këshilltar në Kuvendin komunal të Kumanovës





