50-vjetori i maturës, gjenerata 1975/76 e SHM “Zef Lush Marku” mblidhet në Shkup

Pas pesë dekadash, gjenerata e maturantëve 1975/76 e shkollës së mesme “Zef Lush Marku” në Shkup do të organizojë takimin jubilar me rastin e 50-vjetorit të maturës.

Takimi do të mbahet më 18 korrik 2026, nga ora 19:00 deri në 24:00, në Hotel-Restorantin “New Star” në Vizbeg të Shkupit. Organizatorët ftojnë të gjithë ish-maturantët e kësaj gjenerate të marrin pjesë në këtë ngjarje për të rikujtuar vitet e shkollës dhe për t’u ritakuar pas shumë vitesh.