Mbi 7 përqind është rritur rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e rrogës mesatare mujore për 7.3 përqind, krahasuar me rrogën e vitit të kaluar dhe me muajin paraprak për 0.7 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit prill të vitit 2026, është 48 779 denarë. Në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin prill të vitit 2025, paga mesatare mujore neto për të punësuar është më e lartë për 7.3%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rroga mesatare bruto në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill ishte 73 366 denarë.

Rritja më të madhe të rrogës kemi pasur te sektori i veprimtarisë financiare dhe të sigurimit për 27 përqind dhe furnizimi me ujë 9.4 përqind.