Familja Rrahimi-Hyda kërkon ndihmë për kërkimin e Tian Rrahimit 5 vjeçar të zhdukur në Zvicër

Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se familja Rahimi-Hyda po përballet me një ngjarje tepër të rëndë. Të shtunën, në Mühlau (Aargau, Zvicër), 5-vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss, pas një aksidenti me barkë dhe ende nuk është gjetur.
Sot është dita e tretë e kërkimeve. Përveç ekipeve zyrtare të shpëtimit, familja bën thirrje për çdo person që dëshiron të ndihmojë vullnetarisht në kërkimet për Tianin.
📞 Për t’u bashkuar në kërkime ose për çdo informacion, ju lutemi kontaktoni në numrin:
+41762809049
+41788802887
Çdo ndihmë, mbështetje dhe lutje ka rëndësi për familjen Rahimi-Hyda në këto momente shumë të vështira.
🙏 Lutemi që Tiani të gjendet sa më shpejt