Dikush paska shkruar keq për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut!

Screenshot

Nga Gëzim Kelmendi

Ai “individi” që nuk dua as të ia përmend fare emrin këtu në profilin tim në FB, ngase nuk dua ta njollos profilin tim me “individ” që nxisin urrejtje dhe përçarje mes shqiptarëve, paska shkruar:
“shqiptari i Maqedonisë mund të hidhet në fyt për Palestinën, por kur i ndërrojnë emrin shqip të rrugës para shtëpisë, kthen kokën në anën tjetër”.

Unë ia kujtoi atij “individi” që për shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund shkruan keq vetëm: nëse dikush nuk është shqiptar, apo është i çmendur, apo është i shitur, apo ka urrejtje për identitetin fetar musliman të tyre, apo është xheloz në punën dhe sakrificën e tyre për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar të tyre.

Unë nuk befasohem me shkrimet dhe deklarimet e atij “individi” që nuk është hera e parë që shkruan për shqiptarët e RMV, por befasohem me institucionet e drejtësisë së Kosovës që deri më sot nuk e kanë dënuar këtë përson për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes të qytetarëve të Kosovës.

Ai “individi” disa herë ka fyer shqtiptarët musliman të Kosovës, ka fyer hoxhallarët dhe më e rënda ka fyer KUR’AN-in famë lartë.

Për fund, po ia bëj një pyetje atij “individi” nëse e kupton:

Kush e ruajti gjuhën shqipe dhe kombin shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

Më poshtë e ka përgjigjen ( edhe pse nuk i pëlqen):

SHQIPTARËT MUSLIMAN.

Gëzim Kelmendi