Arbër Çeliku
Pas vdekjes së presidentit Kenedi, mua nuk më ka zënë syri kortezh më të madh mortor nga ai i heroit global, George Floyd, dua të them për nga prania fizike, kurse keqardhja sigurisht është mijëra herë më e madhe.
Sa i përket statusit shoqëror, as që mund të bëjmë krahasim mes presidentit Kenedi dhe George Floyd-it, madje ky i fundit ishte tërësisht anonim deri në çastin e dhënies shpirtë. Dhe, po të mos ishte vogëlushja 17-vjeçare, Daniela Frazier, e cila e filmoi me smartfonin e saj aktin brutal të policisë amerikane, edhe vrasja e tij do të kishte mbetur anonime, por ja që ai, me gjithë rëniet dhe ngritjet jetësore, si gjithkush prej nesh, sot është heroi ynë.
Ai vdiq i vetëm, për një arsye banale, por në pah nxori të metat e aparatit shtetëror, njerëzimit dhe demokracisë. Ai nuk vdiq për një kauzë, por nxiti një kauzë të vënë në gjumë për dekada me radhë, apo thënë më mirë, u kthye vetë në një kauzë, në një martir, në një hero modern. Miti i tij do të jetojë përjetësisht dhe njerëzimi do të mbështetet në të.
Njëjtë si Adem Jashari, me të vetmin dallim, që heroi ynë kombëtar vdiq për një ideal, për një kauzë…
Tjetër gjë është se ne kemi rrjedhur nga trutë!