Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot nga Tetovë ka folur edhe për fuqinë politike të VLEN-it në këtë qeveri. Sipas Thaçit, VLEN-i është për faqe të zezë, pasi edhe në kohën e Kralevinës ka pasur shqiptarë, madje edhe me “дрaжавен имама”.
“VLEN-i është për faqe të zezë. VLEN-i është riprodukt i një strategjie të vjetër të sllavëve ndaj shqiptarëve. Edhe në kohën e Kralevinës ka pasur shqiptarë. Ka pasur ‘дрaжавен имама’. VLEN-i kryen koren e fundit të eliminimit të organizimit politik të shqiptarëve”, tha sot Thaçi, përcjell TS.
Thaçi gjithashtu kritikoi qeverinë e Kosovë, në krye me Albin Kurti, pasi në këto momente të vështira dhe të rënda nuk ka marrë asnjë pozicion për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedonia e Veriut.
“VLEN-i është faqe e zezë. Kjo faqe e zezë shkon edhe te qeveria e Kosovës. Në këto momente të vështira dhe të rënda, ajo nuk merr asnjë pozicion për nivelin e respektimit të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut apo për të arriturat e shqiptarëve të Maqedonisë”, tha Thaçi.
Thaçi gjithashtu u shpreh se zgjedhje të parakohshme mund të ketë pas gjashtë ose tetë muajve.





