Një çiklist nga fshati Drugovë i Kërçovës ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë.
Sipas informacioneve nga SPB Ohër, aksidenti ka ndodhur më 19 qershor rreth orës 21:30 në afërsi të fshatit Drugovë, kur një automjet transportues “Iveco” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga V.A. (31) nga Kërçova, gjatë parakalimit ka goditur biçikletën e drejtuar nga I.S. (52) nga fshati Drugovë.
Pas aksidentit, çiklisti i lënduar me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Me urdhër të prokurorit publik, këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer ekipet policore, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.





