Pse t’i besojmë një Gjykate që ka sjellje fashizoide ndaj gjithçka shqiptare?

Nga Fejzi HAJDARI

Çfarë borxhi i kemi këtyre njerëzve të papergjegjshëm që quhen “gjykates”, ndërkohë që sillen larg parimeve bazike, fundamentale të profesionit dhe sidomos intitucionit që përfaqësojnë. Në fakt, ata me sjellet e tyre, ka kohë që mbrojnë kryesisht interesin e një etnie, respektivisht janë të prirur që shqiptaret t’i shohin gjithmonë si “fajtor kujdestarë”, rrjedhimisht të vendosin në të shumtën e rasteve, në dëmë të tyre. Me çfarë të drejte kjo ‘gjykatucë’ hedhë poshtë vendimin e Këshillit komunal të Komunës së Tetovës për emerimin e rrugëve në Tetovë, dhe asnjëherë nuk u mor me “Car Dushanin” në mes të Shkupit dhe shume “Car Dushana” tjerë antishqiptarë!
Pse kësaj gjykate i pengojnë emrat e iluministëve dhe patriotëve shqiptarë, (që janë model për bashkëjetesë e përhapje dijesh) dhe asnjëherë (kurrë) nuk u mor me ata të indoktrinuar nga politika maqedonase, që në mes të Shkupit mbjellin e nxisin urrejtje ndëretnike, me anë të brohoritjeve të vazhdueshme: “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Vetëm shqiptari vdekur, është shqiptar i mire”…
Pse asnjëherë objekt i kësaj gjykate nuk ishin ofendimet institucionale në librat shkollorë e Enciklopedi, ku shpitarët fyhen, ofendohen e nëncmohen? Dhe shumë “Pse” tjera të cilat haptas në mënyrë institucionale i ofendonin shqiptarët, ndërkohë që kjo gjykata hamami, merrej me emrat e iluministëve dhe patriotëve shqiptarë?
Natyrisht se vendimet e gjykatës në fjalë, nuk janë aspak të pandikuara nga politika shtetërore, ku bëjnë pjesë edhe përfaqësuesit politikë shqiptarë. Pikërisht me propozimin dhe pëlqimin e partive shqiptare, janë zgjedhur gjithnjë edhe gjykatësit shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese. Me pak fjalë, politika shqiptare e mbanë fajin më të madhë për këtë që po ndodh sepse është pasojë e sjelljes indiferente, të kompleksuar dhe defetisto-disfatiste…
Pra, në gjykatë ku luftohet gjithçka shqiptare me ‘aminin’ e politikës maqedonase, rrinë ulur edhe gjykatës shqiptarë sa për t’iu dhënë relevancë e peshë, vendimeve të cilat miratohen. Ndërkohë, gjykatësit shqiptarë vazhdimisht, aktrojnë medemek se “nuk pajtohen”! Nëse vërtetë nuk pajtohen me ato vendime skandaloze të denja vetëm për në Afrikën e Jugut që njihet per segregacion e apart’heid, parashtrohet pyetja: A thua pse rrinë aty? Pse një herë, ama vetëm njëherë, në shenje rebelimi apo solidariteti, nuk ofruan dorëheqje apo të pakten nuk u kanosën me ndonjë akt të tillë…
Tmerr, për Zotin tmerr! Çfarë talljesh dhe lojrash me dinjitetin tonë kombëtarë. Nganjëherë të duket e pabesueshme se gjykatësi i cili betohet për profesionalizëm dhe parime, mund të veprojë dhe jetë aq skandaloz, sa t’i shërbeje politikës së caktuar, kuptohet, antishqiptare! E kuptoj politikën maqedonase e cila gjithnjë ndërtohet mbi ‘antishqiptarizmën” madje edhe në mënyrë institucionale, por s’e kam kuptuar dhe vazhdoj të mos e kuptoj politikën shqiptare, pse në raste të tilla nuk proteston ose nuk parashtrojnë ultimatum për braktisjen e instucioneve.
Mos të ‘arsyetohen’me fraza boshe, e qesharake të tipit: “Nuk bëhet kështu politik?!”. Dmth, sipas kësaj logjike, politikë bëhet duke bërë pazare në dëmë të shqiptarëve!!! Dhe lloj-lloj budallalliqesh të tipit: “nuk po pajtohen ndërkombëtarët”!!!
E tmerrshme kjo logjikë dhe sidomos papotencë e faktorit politik shqiptarë, tani 35 vite në vendim-marrje. Tmerr e poshtërim! Nuk meritojnë shqiptarët këtë përfaqësim politik. Dmth këta me zor na shtyejnë drejt “fenomenit Zvërnec”, drejt “Albinizmit të skenës politike” e hapave të tjerë për të realizuar një të drejtë elementare kombëtare. Të gjitha këto dështime të politikës shqiptare më shumë se tre dekada me radhë, sikur imponojnë një “këndellje” dhe këthjellje kolektive të shqiptarëve.
Politika shqiptare bashkë me atë maqedonase, dekada me radhë lejoi vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm qoftë gjatë qeverive të LSDM-së, qoftë gjatë atyre të VMRO-së, ku gjithmonë pjesë qeverie ishin edhe shqiptarët. Po pra, vrasja e shqiptarëve filloi me LSDM-në në “Bit Pazar” të Shkupit, por vazhdoi edhe pas 2001-it me VMRO-në, kur shqiptarët taman kot shpresuan se ishin çliruar nga masat respesivo-vrasatare, nga këto klishe, stereotipe dhe shabllonë antishqiptarë institucionalë.
Politika shqiptare në përgjithsësi në Maqedoninë e Veriut, duhet të jetë unike të paktën për sa i përket interesit kombëtarë e publikë të shqiptarëve, në të kundërtën edhe këta, bashkë me maqedonasit, do të jenë bashkëpërgjegjës për këto veprime skandaloze antishqiptare.
Këta “milionerë të politikës” shqiptare, që i kanë bërë fëmijët e familjarët me vila luksoze e makina të shtrenjta gjithandej në trojet shqiptare dhe në Maqedoninë e Veriut, duhet ta kenë parasysh se sot disa proceseve janë të gatshëm t’i prijnë Gjenerata “Z”, e shumë shpejtë edhe ajo “Alfa”. Hapeni pak vizionin, mos e mbajeni atë vetëm një metër para hunde. Ndryshimeve në Kosovë e Shqipëri, po i prinë pikërisht kjo gjeneratë, ky brez të ri njësh. Nëse ju për ‘iks’ arsye materiale lejoni të anashkalohet gjuha shqipe, emërtimi i rrugëve, dinjiteti kombëtarë i shqiptarëve, lojërat politike në dëmë të shqiptarëve, gjenerata “Z” (Gen Z) dhe ajo që do të vijë “Alfa”, nuk lejojnë diçka të tillë. Jam i sigurtë, të jeni edhe ju të bindur se nëse ju lejoni përkuljen dhe nënshtrimi, ju betohem se ky brez që po vjen, nuk e lejon.
Ju dhashtë Zoti forcë mendore dhe sens, që ta kuptoni këtë! Amin!