Gërvalla: Do të bëjmë maksimumin për marrëveshje politike

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të tjera.
Ajo është shprehur se do të bëhet përpjekje maksimale për të arritur një marrëveshje.

“Ju siguroj se, ashtu si herën e kaluar, do të mundohemi maksimalisht përmes diskutimeve që të gjejmë një zgjidhje. Çdo marrëveshje duhet të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve”, ka deklaruar mes tjerash Gërvalla.