Të mërkurën pritet përfundimi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit. E përderisa numërimi është krejt në fund, emrat e 100 deputetëve të legjislaturës së 11-të pothuajse janë konfirmuar.
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në mesin e 100 deputetëve shqiptarë. Partia Demokratike e Kosovës deri tash ka 22 ulëse, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 mandate. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet partia e katërt më e madhe me 7 ulëse. transmeton koha.net.
Ndryshimet në mandate u përcaktuan nga vota e diasporës. Nga numërimi i rreth 100 mijë votave, diaspora ia shtoi pesë ulëse VV-së nga numërimi preliminar nga vendvotimet në Kosovë. E pësuan të tri partitë tjera që humbën ulëse.
Lista e deputetëve:
Vetëvendosje në krahasim me zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka humbur katër mandate. Votat i kanë lënë jashtë 17 deputetë që e ushtronin këtë funksion deri tash (Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Ilir Qeriqi, Egzon Azemi, Mimoza Shala, Luan Aliu, Arsim Ademi, Fatos Geci, Ejup Ahmeti, Arijeta Rexhepi, Fahrush Rexhepi, Bylbyl Sokoli, Bajram Mavriqi, Enver Dugolli, Avdullah Klinaku, Rozeta Hajdari, Mytaher Haskuka)
Megjithatë, një pjesë e tyre mund të rikthehen nëse VV-ja formon qeverinë dhe disa deputetë lëshojnë postet për t’u bërë ministra.
LVV:
Albin Kurti – 318,536 vota
Glauk Konjufca – 259,470 vota
Albulena Haxhiu – 161,909 vota
Hekuran Murati – 135,226 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 129,300 vota
Xhelal Sveçla – 107,197 vota
Avni Dehari – 87,577 vota
Ejup Maqedonci – 87,566 vota
Hajrulla Çeku – 87,220 vota
Mimoza Kusari Lila – 81,227 vota
Shqipe Mehmeti Selimi – 57,967 vota
Andin Hoti – 55,348 vota
Ilir Kërçeli – 52,192 vota
Arben Vitia – 51,923 vota
Saranda Bogujevci – 39,318 vota
Osman Musliu – 36,492 vota
Nezir Kraki – 35,137 vota
Alban Bajrami – 32,069 vota
Arton Konushevci – 31,764 vota
Edona Llalloshi – 31,118 vota
Mefail Bajqinovci – 31,063 vota
Ardian Gola – 29,204 vota
Armend Baloku – 25,559 vota
Armend Muja – 25,508 vota
Arbëreshë Kryeziu Hyseni – 25,308 vota
Arbër Rexhaj – 24,558 vota
Rufki Suma – 24,019 vota
Blerim Gashi – 23,878 vota
Fitore Pacolli Dalipi – 23,850 vota
Artane Rizvanolli Berisha – 23,513 vota
Adriana Matoshi – 23,278 vota
Agim Bahtiri – 22,348 vota
Arjeta Fejza – 22,093 vota
Taulant Kelmendi – 20,879 vota
Arbërie Nagavci – 20,478 vota
Krenare Çerkini – 20,317 vota
Dimal Basha – 19,677 vota
Liza Gashi – 19,610 vota
Labinotë Demi Murtezi – 18,722 vota
Artan Abrashi – 18,305 vota
Adnan Rrustemi – 18,016 vota
Adelina Grainca – 17,217 vota
Valon Ramadani – 17,158 vota
Salih Zyba – 16,313 vota
Enver Haliti – 15,785 vota
Fatmire Kollçaku – 15,603 vota
Valon Hoti – 15,586 vota
Valon Peci – 15,500 vota
Drita Pajaziti – 15,344 vota
Sylejman Meholli – 15,191 vota
Jeton Raka – 15,122 vota
Vigan Qorrolli – 14,945 vota
Fjolla Ujkani – 14,871 vota
Te PDK-ja deputet është rikthyer Rrustem Mustafa. Ndërsa Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu-Shoshi kanë zënë vendet falë kuotës gjinore. Si pasojë e kuotës e pësuan Bekim Haxhiu e Xhavit Haliti. Ndërsa nga votat e diasporës, e pësoi Hajdar Beqa pasi PDK-ja humbi një ulëse.
PDK:
Bedri Hamza – 125,230 vota
Përparim Gruda – 77,754 vota
Arian Tahiri – 67,168 vota
Uran Ismaili – 62,385 vota
Vlora Çitaku – 43,224 vota
Sala Jashari – 41,173 vota
Ganimete Musliu – 32,645 vota
Enver Hoxhaj – 30,390 vota
Arben Mustafa – 29,892 vota
Rrahman Rama – 28,727 vota
Mërgim Lushtaku – 27,700 vota
Elmi Reçica – 23,627 vota
Besa Kabashi Ramaj – 23,232 vota
Jakup Nura – 22,607 vota
Eman Rrahmani – 22,475 vota
Altin Krasniqi – 22,316 vota
Artan Behrami – 21,272 vota
Fadil Demaku – 21,084 vota
Blerta Deliu Kodra – 20,396 vota
Rrustem Mustafa – 20,353 vota
Eliza Hoxha – 19,720 vota
Ariana Musliu Shoshi – 18,305 Vota
Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës kandidatja për presidente Vjosa Osmani prin, por nga lista që ajo e përfshiu në LDK ka hyrë vetëm edhe Albena Reshitaj. Nëse ndryshon lista deri në fund, te LDK-ja mund të hyjë edhe Jeta Statovci. Te LDK-ja janë kthyer Arben Gashi dhe Paris Guri.
LDK:
Vjosa Osmani Sadriu – 91,089 vota
Lumir Abdixhiku – 82,842 vota
Doarsa Kica Xhelili – 65,217 vota
Hykmete Bajrami – 53,017 vota
Avdullah Hoti – 49,271 vota
Ukë Rugova – 41,500 vota
Kujtim Shala – 40,470 vota
Anton Quni – 33,455 vota
Lutfi Haziri – 29,678 vota
Armend Zemaj – 29,095 vota
Besian Mustafa – 27,350 vota
Janina Ymeri – 27,100 vota
Ermal Sadiku – 26,823 vota
Jehona Lushaku Sadriu – 25,448 vota
Arben Gashi – 20,510 vota
Albena Reshitaj – 19,371 vota
Fadil Hadergjonaj – 18,985 vota
Paris Guri – 16,024 vota
AAK-ja ka rritur numrin e deputetëve për një. E për shkak se Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj që kanë siguruar ulëset, kanë paralajmëruar mosqëndrimin në Kuvend, ulëset e tyre pritet të zihen nga Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.
AAK:
Ardian Gjini – 43,967 vota
Ramush Haradinaj – 39,862 vota
Daut Haradinaj – 30,471 vota
Besnik Tahiri – 26,728 vota
Time Kadrijaj – 18,581 vota
Albana Bytyqi – 10,250 vota
Teuta Haxhiu – 9690 vota



