Berisha: As Enver Hoxha s’mund të fliste siç foli Rama në Berlin! Përshëndes protestuesit që ia nxinë fytyrën

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se as diktatori Enver Hoxha nuk mund të fliste siç foli kryeministri Edi Rama në Berlin.

‘I përshëndes ata shqiptarë që ia treguan vendin aty, guximtarë. Ia zunë derën dhe ia nxinë fytyrën, e detyruan të bëjë edhe gjeste rrugaçi aty’, theksoi lideri demokrat.

Në fjalën e mbajtur përpara grupit parlamentar të PD, Berisha u shpreh se Edi Rama i shfazuar vazhdon e përdor udhëtimet ndërkombëtare për të sulmuar në mënyrë amorale protestën, internetin, mediat sociale, të cilat sipas tij po e transformojnë realitetin.

Edi Rama i sfazuar vazhdon e përdor udhëtimet ndërkombëtare për të sulmuar në mënyrë absolutisht amorale protestën, internetin, mediat sociale, të cilat sipas tij po e transformojnë realitetin.

Po ka realitet më të hidhur se sa raporti i OSBE-së që e akuzonte direkt për 200 milionë euro në llogaritë offshore në vitin 2014?

Dhe që nuk bëri gëk as mëk se ia nxirrnin faturat.

A ka realitet më të hidhur se sa djegësat 400 milionë euro, njëri nuk është ndërtuar kryesori, tjerët janë jashtë përdorimit.

Por atë nuk e lë vjedhja për të parë. Ia ka verbuar sytë vjedhja dhe pushteti.

A ka realitet më të hidhur se sa impianti i përpunimit të ujërave të zeza të Tiranës 120 milionë dollarë kredi japoneze, dhe është njëlloj si djegësi i Tiranës?

A ka realitet më të hidhur se sa kostot e punëve publike 8-10 herë më të larta se në BE?

A ka realitet më të hidhur se sa realizimin e vetëm 5 përqind të projekteve në afatin e caktuar?

A ka realitet më të hidhur se sa çmimet stratosferike në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të rajonit?

U mor vesh sa ka arritur qiraja mesatare. Qiraja mesatare 770 euro, më shumë se dy të tretat e rrogës.

A nuk është ky një mekanizëm i përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.

A ka realitet më të hidhur se sarajet e tij? Gjeni një kryeministër tjetër me saraje me themele 870 metra dhe me park dhe kopsht 8400 metra.

Ti je i verbër, nuk i sheh këto ti.

A ka realitet më të hidhur se pallati pesë kate mbi tokë dhe dy kate nën tokë pa asnjë faturë dhe ndërtuesi i tij merr 360 milionë euro për rrugën Qukës-Qafë Plloçë?

Dhe Evropa nuk ka nevojë të mbrohet vetëm me atë mburojën antiraketore, por ka nevojë edhe me mburojën anti-internet tani. Nga mburoja e shpifjeve të internetit, të TikTokut dhe të këtyre.

Turp të ketë, Enver Hoxha nuk mund të fliste më ndryshe se ky në Berlin.

Paska nevojë Evropa edhe për këtë mburojë.

I përshëndes ata shqiptarë që ia treguan vendin aty.

I përshëndes, guximtarë.

Ia zunë derën dhe ia nxinë fytyrën, e detyruan të bëjë edhe gjeste rrugaçi aty.

© SYRI.net