Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë të mërkurën se marrëveshja e arritur me Iranin nuk është përfundimtare.
Duke folur në samitin e G7-s në Francë, ai ka shtuar se SHBA-ja do të “kthehet te hedhja e bombave” nëse nuk i pëlqen marrëveshja përfundimtare.
Deklarata e tij vjen ndërsa SHBA-ja dhe Irani pritet të takohen në Zvicër të premten për të nënshkruar marrëveshjen – detajet e së cilës nuk janë publikuar ende.
Ndërkohë, Izraeli ka sulmuar sërish Libanin të mërkurën, pavarësisht paralajmërimeve të Trumpit se kjo duhej të ndalej.



