Ja reagimi i kreut të Tetovës Bilall Kasami, lidhur me investimin e paralajmeruar nga kreu i Ekonomisë Besar Durmishi:
“Një tjetër lajm i madh për Pollogun!
Angazhimi i Qeverisë dhe Ministrit Besar Durmishi sjell kompaninë Cavo Otomotiv, një investim nga jashtë në vlerë prej rreth 20 milionë euro!
Krijojmë 500 vende të reja pune në Pollog.
Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe krijimin e ardhmërisë për rininë në vendin tonë.”



