Fizikani i ri nga Gjilani, Eros Halili, ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme për komunitetin shkencor kosovar. Punimi i tij kërkimor është pranuar zyrtarisht për prezantim në European Congress of Medical Physics (ECMP) 2026, që do të mbahet në Valencia të Spanjës. 🇪🇸
Ky zhvillim konsiderohet historik, pasi vendos për herë të parë hartën e Kosovës në këtë ngjarje prestigjioze, e cila njihet si platforma kryesore evropiane për profesionistët dhe studiuesit e teknologjive të avancuara mjekësore. 🌍
Përmes një mesazhi, Halili u shpreh i lumtur për këtë vlerësim dhe mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë. Ai ka ndarë edhe një mirënjohje të veçantë për mentorin e tij, Prof. Asoc. Gazmend Nafezi, i cili e udhëhoqi gjatë këtij procesi kërkimor.
Punimi shkencor mban titullin “Monte Carlo-based validation of electron beam dosimetry for clinical QA using FLUKA” dhe do të prezantohet para ekspertëve nga mbarë bota, duke dëshmuar potencialin e madh të rinisë sonë në fushën e shkencës.



