RMV, Prokuroria filloi hetimet ndaj 36 vjeçarit, dyshohet se e ka keqpërdorur seksualit 12 vjeçaren

Prokuroria në Maqedoninë e veriut ka filluar hetimet ndaj 36 vjeçarit nën dyshimet se ka keqpërdorur një vajzë 12 vjeçare nga Manastiri. Prokurori propozoi paraburgim për të dyshuarin, transmeton Portalb.mk.

Urdhër për zbatimin e hetimeve ndaj 36 vjeçarit ka dhënë Prokuroria Themelore Publike në Manastir, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjet, vepër e dënueshme në bazë të nenit 188 nga Kodi Penal.

Ai kishte komunikuar me vajzën përmes rrjeteve sociale, ku kishte shfaqur ehe materiale pornografike, vepër e dënueshme në bazë të nenit 193.

Në gjashtë vjet, në Maqedoni janë regjistruar 604 raste të abuzimit seksual të fëmijëve, më i vogli prej të cilëve është 3 vjeç, tregon raporti i Avokatit të Popullit, i cili u zbatua si pjesë e projektit “Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit”.

Këshilltarja Vaska Bajramovska-Mustafa, e cila drejton Departamentin e Avokatit të Popullit për të drejtat e fëmijëve, tha në konferencën për shtyp se analiza mbulon periudhën 2020-2025 dhe bazohet në të dhënat e ofruara nga Ministria e Brendshme (MPB), Qendrat e Punës Sociale, gjykatat, zyrat e prokurorive, institucionet e kujdesit shëndetësor, organizatat e shoqërisë civile, si dhe të dhënat e marra nga Komisioni për kompensimin financiar për viktimat e krimeve të dhunshme.