SHBA e ktheu mbrapsht duke i “thyer” ëndrrën e Botërorit, UEFA i beson gjyqtarit nga Somalia finalen e kompeticionit europian!

EFA ka emëruar arbitrin somalez Omar Artan për të vendosur drejtësi në Superkupën Europiane, e cila do të zhvillohet më 12 gusht në Salzburg mes PSG-së dhe Aston Villas.

Vendimi vjen vetëm pak kohë pasi arbitri 34-vjeçar u përball me vështirësi gjatë hyrjes në Shtetet e Bashkuara, ku sipas raportimeve u kthye mbrapsht pas mbërritjes për arsye që nuk u sqaruan zyrtarisht. Mediat ndërkombëtare kanë spekuluar se rasti mund të ketë qenë i lidhur me procedura shtesë sigurie dhe kufizime të hyrjes.